PS-PD votojnë me 114 vota projekt-rezolutën për integrimin në BE
Mazhoranca dhe opozita kanë votuar njëzëri projekt-rezolutën për procesin e integrimit evropian të vendit. Me 114 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim të Bujar Leskajt, deputetët e PS dhe PD arritën konsensusin mbi këtë dokument.Lexo edhe :Related Posts Rezoluta parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim të përbashkët për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ajo thekson nevojën për dialog politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës, me synim garantimin e një konsensusi kombëtar mbi prioritetet europiane. Konsensusi mes palëve politike është një nga rastet e pakta të bashkëpunimit të gjerë në Kuvend për çështje të integrimit evropian, duke sinjalizuar një qëndrim të unifikuar përballë procesit të negociatave me BE-në.
Burimi:
vizionplus.tv