PS nuk gjen qetësi, Braçe shpërthen ndaj ministrit të Bujqësisë, Manja përplaset me Peleshin në Kuvend…
Kuvendi dje është shndërruar në një arenë përplasjesh brenda radhëve të Partisë Socialiste, duke dëshmuar se debatet më të ashpra nuk po vijnë vetëm nga përballja me opozitën, por edhe nga pakënaqësitë e brendshme. Nën atmosferën e një qetësie që duket se ka humbur, dy episode kryesore kanë shënuar kulmin e tensioneve: revolta e deputetit Erion Braçe ndaj mungesës së Ministrit të Bujqësisë dhe një përplasje e pazakontë etike e procedurale mes Kryeparlamentarit Niko Peleshi dhe Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Reagimi i ashpër i Braçes Deputeti socialist Erion Braçe ashpërsoi dje tonet ndaj ministrit të Bujqësisë Andis Salla, gjatë një interpelance të kërkuar prej tij në Kuvend lidhur me trajtimin e kafshëve të rrugës, groposjen dhe djegien e tyre pas ngordhjes. Por...
Burimi:
sot.com.al