PS mbron hartën me 46 bashki, Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton
Bashkëkryetari i Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, ka sqaruar arsyet dhe teknikën e propozimit që PS ka bërë për kalimin në 46 bashki, nga 61 që janë aktualisht. Duke shpjeguar këtë propozim, Mazniku tha se asnjë shërbim nuk do të largohet nga qytetet që do t’u bashkohen bashkive më të mëdha. Në këtë argument, ai iu përgjigj edhe qytetarëve të Poliçanit, të cilët dje u ngritën në protestë duke kundërshtuar bashkimin e tyre me Beratin. “Asnjë shërbim nuk largohet nga territori. Bashkimi i Poliçanit me Beratin do t’i sjellë më shumë zhvillim Poliçanit. I ruajmë të gjithë elementët që ka, zyrën, logon, çdo gjë, por përfiton nga ky kalim”, u shpreh ai. Më tej, ai u ndal te Rinasi, për të cilin tha se ishte i...
Burimi:
javanews.al