“PS, i ka kaluar koha”/ Protestat e fuqishme kundër Ramës, ish-ambasadori Bimo: Anëtarëve të partisë do t’u vijë turp
Ish-ambasadori Roland Bimo ka komentuar protestat e fuqishme prej gati një muaji të qytetarëve kundër kryeministrit Edi Rama. I ftuar në një emision televiziv, ish-ambasadori u ndal edhe te sjellja e deputetëve dhe anëtarëve të PS ndaj protestës dhe mburojës që po i bëjnë kryeministrit Rama. Ai u shpreh se ata do kujtohen me turp në të ardhmen, njëlloj si komunistët e në vitet e fundit të regjimit që u bënë mburojë e diktaturës para rënies së komunizmit në 1991. Sjelljes së tyre shton Bimo u ka kaluar koha përballë qytetarëve shqiptarë. Ish-ambasadori Roland Bimo: Dhe kam përshtypjen se me kalimin e kohës anëtarëve të Partisë Socialiste do t’u vijë turp siç do t’u vijë turp anëtarëve të Partisë së Punës në vitet 89 90...
Burimi:
sot.com.al