PS feston sot 35-vjetorin në Shkodër, kryeministri Edi Rama pritet me protestë: Turp, jep dorëheqjen! (VIDEO)

PS feston sot 35-vjetorin në Shkodër, kryeministri Edi Rama pritet me protestë: Turp, jep dorëheqjen! (VIDEO)

edi rama ne shkoder SHKODËR- Këtë të hënë, 8 qershor, dega e Partisë Socialiste në Shkodër feston 35-vjetorin e themelimit. Gjatë mbërritjes në eventin e organizuar, kryeministri Edi Rama u prit me protesta nga qytetarët. Dhjetëra banorë dolën poshtë Kalasë Rozafa për të shprehur pakënaqësi ndaj ndërtimit të resortit në Zvërnec të Vlorës dhe projektit të Bashkim Ulajt në Rrjoll. Nw kor, qytetarwt iu drejtuan kryeministrit Rama me thirrjet: "Turp, turp", "Jep dorëheqjen", "Rama në burg, Berisha në burg".  Ndërkohë që për sigurinë e tubimit dhe mbarëvajtjen e eventit, në vendngjarje janë të pranishme dhjetëra forca policore./ZËRI