PS feston 35-vjetorin në Pallatin e Kongreseve, qytetarët sërish protestë për Zvërnecin para Kryeministrisë
Në Tiranë po mbahet dita e tretë e protestës për mbrojtjen e Zvërnecit. Qytetarët u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe nga aty marshuan drejt Ministrisë së Brendshme dhe ndaluan tek Kryeministria.Lexo edhe :Related Posts Në duar mbajnë pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe slogane të forta politike. Ndërkohë në Pallatin e Kongreseve Partia Socialiste po feston 35-vjetorin e themelimit. Kujtojmë se në Zvërnec pati tensione gjatë protestës, ndërsa pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes treguan përplasje dhe momente dhune ndaj protestuesve nga roje private. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv