PS dhe PD bëhen bashkë: Kuvendi ndryshon rregulloren me 100 vota pro!

PS dhe PD bëhen bashkë: Kuvendi ndryshon rregulloren me 100 vota pro!

kuvend TIRANË- Në seancën maratonë të së enjtes, Kuvendi miratoi ndryshimet në Rregulloren e tij, me konsensus të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Pro ndryshimeve votuan 100 deputetë, ndërsa deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, votoi kundër. Marrëveshja u arrit pas negociatave mes palëve, ku socialistët tërhoqën disa prej propozimeve më të kundërshtuara nga opozita. Pikat kryesore të ndryshimeve: -Procedura e ligjeve të BE-së: Socialistët e tërhoqën propozimin që çdo projektligj i kërkuar nga BE të shqyrtohej brenda një jave me procedurë të përshpejtuar. Në dakordësinë e arritur parashikohet se ligjet e integrimit të kalojnë në Kuvend me procedurë normale, përveç rasteve kur kërkohet nga qeveria me kërkesë të arsyetuar. -Raportimi i institucioneve pavarura: Socialistët kishin propozuar shmangien e plotë të raportimeve në seancë plenare të institucioneve pavarura. Në seancë...