Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

Protestat kundër projektit të resortit në Zvërnec pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së shtunë, me organizatorët që kanë njoftuar tubime në Vlorë, Tiranë dhe Korçë. Mësohet se protesta e radhës do të mbahet në orën 11:00 në Portonovo të Vlorës, ndërsa në mbrëmje protestuesit do të rikthehen në kryeqytet. “Kanë njoftuar protestën e radhës nesër në orën 11:00 në zonën e Portonovës në Vlorë, aty ku ndodhet edhe çështja që ka sjellë protestat. Më pas, në orën 18:00 do të mblidhen te Sheshi Skënderbej dhe më tej në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, për të qëndruar përballë zyrës së kryeministrit Edi Rama”, u shpreh Bajramemaj. Ndërkohë, protesta është shtrirë edhe në Korçë, ku qindra qytetarë iu bashkuan një tubimi të organizuar përmes rrjeteve sociale.