Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

Dy ditë pas reflektimeve nga protesta e flamingove dhe prezantimit të projektit të quajtur Besa, me të cilin kërkoi dialog me qytetarët, Kryeministri Edi Rama ka komentur thirrjet që vijnë nga protesta se nuk duan të ulen në tryezë me të, por vetëm dorëheqjen e tij. Sipas tij këtu ka lindur një keqkuptim, pasi thotë se s’ka kërkuar asnjëherë dialog me këtë pjesë të protestuesve.  “Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre e as për të tërë ata bashkë s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo! Fjala ime ishte për mësimet që mora nga flamingot dhe i drejtohej atyre, jo puplave të zeza...