‘Protestuesit po bëjnë punën e tyre’! Braçe: Qeveria duhet të qeverisë, të shërbejë, nëse nuk e bën, kot që rri

‘Protestuesit po bëjnë punën e tyre’! Braçe: Qeveria duhet të qeverisë, të shërbejë, nëse nuk e bën, kot që rri

Erion Braçe TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar sërish lidhur me protestat e qytetarëve, si dhe me situatën ku ndodhet qeveria. Braçe shprehet se protesta është një e drejtë demokratike, por nuk është qeverisje. Deputeti socialist thekson se teksa protestat vijojnë qeveria duhet të bëhet gati për shërbimet që u duhen qytetarëve duke listuar zjarret, shëndetësinë, punën, mbrojtjen e punonjësve, furnizimin me ujë dhe buxhetin. Sipas Braçes protestat paqësore janë element thelbësor i demokracisë dhe duhet të pranohen si të tilla, ndërsa qeveria nuk duhet të fokusohet te reagimi ndaj tyre, por te ushtrimi i funksionit të saj. Reagimi i Erion Braçes: O le le o le le protesta nuk është qeverisje! Protesta paqësore është një e drejtë legjitime, element thelbësor i demokracisë; Duhet të mësohemi...