Spiunazh për BIA-n/ REL: Çfarë dyshohet se zbuloi Fehim Sali?

Spiunazh për BIA-n/ REL: Çfarë dyshohet se zbuloi Fehim Sali?

pamje nga arrestimi KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Fehim Salit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të spiunazhit. Kërkesa është bërë pas arrestimit të djeshëm të Salit, shtetas i Kosovës, në pikën kufitare në Merdar, nën dyshimin për spiunazh. Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, Sali dyshohet se për një periudhë të pacaktuar deri më 13 gusht i ka ofruar vazhdimisht informacione dhe ndihmë Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA), me qëllim të përfitimit material. Prokuroria thotë se ai i ka ofruar BIA-s informacione për situatën politike në Kosovë, ka fotografuar dhe identifikuar zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), si dhe ka ofruar të dhëna...