Ndryshimi i rrjedhës së Ibrit, Vuçiç: Javën e ardhshme do të formohet një grup ekspertësh për t’u marrë me këtë çështje

Ndryshimi i rrjedhës së Ibrit, Vuçiç: Javën e ardhshme do të formohet një grup ekspertësh për t’u marrë me këtë çështje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të enjten, duke folur për reagimet negative nga Evropa dhe Prishtina ndaj njoftimit të tij për zhvendosjen e lumit Ibër, se kjo dikur ishte kërkuar nga Komuna e Novi Pazarit dhe organizata të caktuara nga ai qytet, për shkak të ndërtimit të një hidrocentrali të vogël pranë Ribariçit.Vuçiç u tha gazetarëve gjatë një vizite në fshatin Veliki Popovic në komunën e Despotovacit se ekzistonte dokumentacion para-projektit për këtë dhe se javën e ardhshme do të formohej një grup ekspertësh për t’u marrë me këtë çështje. “Ata që reagojnë negativisht ndoshta fillojnë nga vetja dhe mendojnë se dikush po bën diçka kundër dikujt”, tha Vuçiç. I pyetur për Nenad Rashkoviqin nga fshati Dren pranë Zubin Potokut, i cili, sipas pretendimeve të...