Protestuesit kalojnë natën para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës: Je i rrethuar nuk ke për të shpëtuar!

Protestuesit kalojnë natën para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës: Je i rrethuar nuk ke për të shpëtuar!

Pas protestës historike me një pjesmarrje madhështore të ditës së djeshme, protestuesit e kaluan natën përpara Kryeministrisë. Kjo është nata e parë që protestuesit qëndrojnë në shesh që nga nisja e revoltave, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Të mbledhur në Bulevardin mes Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit brohoritën slogane të ndryshme, mes tyre “Je i rrethuar, nuk ke ku të shpëtosh”, si edhe thirrje kundër qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë. Në protestë u dëgjuan gjithashtu parulla si “Rama në burg” dhe thirrje drejtuar SPAK-ut për hetimin e zyrtarëve të lartë. Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim dhe se nuk do të largohen nga sheshi pa dorëheqjen e kryeministrit....