Protestuesit hoqën flamurin e Izraelit nga Ambasada në Tiranë! Valë reagimesh nga zyrtarët e lartë
Galit Peleg dhe Albana Koçiu TIRANË-Heqja e flamurit të Izraelit nga godina e Ambasadës në Tiranë nga protestuesit në ditën e 21-të të tubimit, ka shkaktuar reagime të menjëhershme nga përfaqësues diplomatikë dhe zyrtarë shqiptarë. Në një postim në platformën "X", Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg ka dënuar aktin, duke e cilësuar si një veprim që turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare. Sipas ambasadores, gjesti bie ndesh me vlerat dhe dinjitetin e shqiptarëve. Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg: Mbrëmë në Tiranë, protestues hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë mes brohoritjeve të turmës së mbledhur në vendngjarje. Si ambasador i një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar. Megjithatë,...
Burimi:
zeri.ai