“Protestuesit e arrestuar, funksionarë të PD”, deputetja: Pse nuk sulmohen me vezë demokratët?

“Protestuesit e arrestuar, funksionarë të PD”, deputetja: Pse nuk sulmohen me vezë demokratët?

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, u përfshi në debat me aktivistin Ilir Xhemalaj, pasi deklaroi se protestuesit janë kundër “establishment”-it, por ia lakmojnë numrat Partisë Demokratike në protestë. “Ka një kontradiktë shumë të madhe në atë çfarë artikulohet. Fillimisht, funksionarët e Partisë Demokratike janë pjesë e protestës apo jo? Sepse shumë prej atyre të cilët sot Policia e Shtetit edhe arrestoi, janë në fakt funksionarë të Partisë Demokratike. Tani, ju si protestues i quani edhe këta pjesë tuajën apo nuk i quani? Se herë i referoheni establishmentit, pra edhe Partisë Demokratike, por nga ana tjetër numrat ia kërkoni Partisë Demokratike. Që do të thotë ëmbël ju vjen kur ky “non grata” i Partisë Demokratike del atje dhe bën thirrje që jo me logon e...