Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar kurrë interesin kombëtar, sot u bënë ambientalistë ata që dje heshtnin kur në Shqipëri vriteshin zogjtë

Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar kurrë interesin kombëtar, sot u bënë ambientalistë ata që dje heshtnin kur në Shqipëri vriteshin zogjtë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Shkodër në takimin me socialistët në kuadër të 35-vjetorit të PS, është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë dhe në disa qytete të Shqipërisë. Rama theksoi se i kupton shqetësimet e qytetarëve, por nuk pranon pjesën ku PS akuzohet për “shitje të atdheut”, pasi është forca politike që, sipas tij, e ka treguar ndër vite se nuk e ka tradhtuar kurrë interesin kombëtar. Ai ironizoi edhe ata që, sipas tij, duan të kapin protestën, duke shtuar se sot janë bërë papritur ambientalistë, por kanë heshtur kur në Shqipëri nuk kishte zogj. “Ishte një patriot dje që thoshte se Rama po ul çmimet e biletave që të ikim nga Shqipëria, por çfarë do ky patrioti?...