Protestat/ ‘Problemi nuk është vetëm te kryeministri, por edhe te 140 deputetë’

Protestat/ ‘Problemi nuk është vetëm te kryeministri, por edhe te 140 deputetë’

Avokati Rezart Kthupi tha se përmes protestave është shprehur mllefi i shoqërisë ndaj klasës politike aktuale. Kthupi shtoi se problemi që ka Shqipëria sot nuk është vetëm kryeministri Edi Rama, por edhe 140 deputetët e Kuvendit, që sipas tij kanë marrë peng vendin. “Ky është mllefi i shoqërisë ndaj një klase politike. Protesta e ka arritur. Nëse do të arrijë atë që është objektivi i fundit politik, dorëheqja e kryeministrit, kjo mbetet për t’u parë. Sa kohë akoma ka njerëz që protestojnë, protesta është gjithmonë në ushtrim e sipër dhe kryeministri ka gjithë kohën e botës të japë dorëheqjen. Problemi nuk është vetëm te kryeministri, por edhe te 140 deputetë që kanë marrë peng këtë vend”, tha mes të tjerash Kthupi. Nga ana tjetër, avokati...