Protestat për largimin e Ramës, ish-ministri i PS: Rinia ka rrëzuar liderë të mëdhenj!
Ish-ministri i PS-së, Arben Malaj, ka komentuar protestat kundër kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar ato si masive dhe me ndikim të madh politik. Sipas tij, bashkimi i rinisë dhe diasporës shqiptare është një sinjal i fortë kundër qeverisë aktuale dhe mund të çojë në ndryshime të pashmangshme. arben malaj Malaj akuzon pushtetin për arrogancë, lidhje me oligarkinë dhe mungesë reflektimi ndaj pakënaqësive të qytetarëve. Ai sjell si shembull ish-presidentin francez Charles de Gaulle, i cili dha dorëheqjen pasi humbi mbështetjen e brezit të ri, duke theksuar se historia tregon se asnjë qeveri nuk mund të mbijetojë gjatë pa mbështetjen e rinisë. Postimi i plotë: Reagimi i ish-ministrit Malaj: Protesta është tashmë tejet masive dhe, pa asnjë dyshim, do të jetë produktive. Koha ka treguar...
Burimi:
sot.com.al