“Protestat ‘nxorën’ në rrugë elektoratin gri”, Minxhozi: Opozita viktima e parë, foltoret dhe protestat e tyre…

“Protestat ‘nxorën’ në rrugë elektoratin gri”, Minxhozi: Opozita viktima e parë, foltoret dhe protestat e tyre…

Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se Shqipëria ndodhet në një fazë të avancuar të negociatave me BE. Sipas tij, bashkëpunimi me partnerët amerikanë është një situatë normale, por kur një shtet europian synon të tërheqë investime kaq të mëdha në një territor të vogël, duhet të ofrojë garanci dhe parametra të qartë, duke ruajtur dhe konservuar sa më shumë natyrën. Duke komentuar protestat e fundit, Minxhozi theksoi se ato kanë arritur të aktivizojnë atë që zakonisht quhet “elektorati gri”, pjesën e shoqërisë që zakonisht qëndron larg proceseve politike dhe që në ditët e zgjedhjeve zgjedh të mos angazhohet. Sipas tij, protesta ka zbehur hapësirën mediatike dhe politike të opozitës, duke lënë në plan të dytë aktivitetet e saj, përfshirë Foltoren dhe protestat e shpeshta, si...