Protestat në Shqipëri dhe debati për Zvërnecin, Rama nga Berlini: Korrupsioni u shpall i vërtetuar përpara se të ekzistonte ndonjë provë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, një platformë e sipërmarrjes gjermane që mbledh ekspertë të sigurisë, ekonomisë dhe inovacionit, si edhe përfaqësues të Bundestagut, Kancelarisë dhe trupit diplomatik. Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te debati që ka shoqëruar projektin turistik të propozuar në zonën e Zvërnecit, për të cilin prej 17 ditësh po zhvillohen protesta në Shqipëri. Kryeministri e paraqiti rastin si një shembull të mënyrës sesi, sipas tij, dezinformimi dhe narrativat e pakonfirmuara mund të përhapen me shpejtësi në epokën digjitale, duke theksuar se Evropa ka nevojë jo vetëm për mbrojtje nga kërcënimet tradicionale, por edhe për mekanizma që mbrojnë demokracitë nga manipulimi i informacionit dhe linçimi digjital....
Burimi:
vizionplus.tv