“Protestat më të fuqishme kundër Ramës”, Berisha reagon pas deklaratave të Kryeministrit: Firmosi lejen e zhvillimit në prani të konflikteve gjyqësore mes palëve

“Protestat më të fuqishme kundër Ramës”, Berisha reagon pas deklaratave të Kryeministrit: Firmosi lejen e zhvillimit në prani të konflikteve gjyqësore mes palëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, dhe protestave kundër projektit të Zvërnecit. Berisha i konsideroi protestat më të fuqishme kundër Ramës, teksa shtoi se ky i fundit “firmosi lejen e zhvillimit në prani të konflikteve gjyqësore mes palëve”. “Edi Rama përdori sot monologun e radhës të tij të së dielës, për të sulmuar, kërcënuar, përçmuar, dhjetëra mijëra qytetarë që prej një jave protestojnë në protestat më të fuqishme kundër Edi Ramës, kërkojnë dorëheqjen e tij, kërkojnë anulimin e vendimeve të tij të cilat janë një kërcënim madhor për mjedisin në Shqipëri dhe prishin përfundimisht klimën e investimeve në vend. Ai prapë u përpoq t’i akuzojë fuqi të huaja, na rikujtoi kohërat e zeza të diktaturës kur e...