Flakët “përpijnë” pyjet në Shqipëri, avioni i parë zjarrfikës shuan zjarret

Flakët “përpijnë” pyjet në Shqipëri, avioni i parë zjarrfikës shuan zjarret

Avioni i parë zjarrfikës ka nisur punën për shuarjen e flakëve në Shqipëri. Në një postim në rrjetin social Facebook kryeministri Edi Rama tha se qeveria është e përgatitur për çdo përkeqësim të situatës, nëse do të ketë, njësoj si në Europë. “Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë por edhe plotësisht të vetëdijshëm, për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Europës aktualisht RESPEKT dhe MIRËNJOHJE për të gjitha forcat tona në terren”, shkruan Rama. Në 12 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 14 vatra zjarri, nga të cilat...