Protestat masive që kërkojnë largimin e Ramës, gazetarja e CNN: S’është më protestë për mbrojtjen e flamingove, por…
Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke vënë në dukje transformimin e tyre nga një kauzë mjedisore në një lëvizje me dimension më të gjerë politik. Sipas Soares, mobilizimi qytetar që nisi për mbrojtjen e flamingove dhe të vijës bregdetare shqiptare është zgjeruar përtej çështjeve të mjedisit, duke u kthyer në një protestë më të gjerë kundër qeverisë. “Ajo që nisi si një fushatë për mbrojtjen e flamingove dhe bregdetit të Shqipërisë, tani është shndërruar në një lëvizje më të gjerë antiqeveritare”, shkruan gazetarja e CNN në postimin e saj në Instagram. Komenti i saj vjen në një kohë kur protestat e nisura kundër projekteve të diskutueshme të investimeve...
Burimi:
sot.com.al