Protestat kundër Edi Ramës/ Eurodeputeti belg, Botenga: Njerëzit janë mbledhur në rrugët e Tiranës prej më shumë…

Protestat kundër Edi Ramës/ Eurodeputeti belg, Botenga: Njerëzit janë mbledhur në rrugët e Tiranës prej më shumë…

Eurodeputeti belg Marc Botenga ka ngritur zërin ashpër kundër zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke i cilësuar planet për ndërtimet në zona të mbrojtura si një goditje ndaj mjedisit dhe demokracisë. Në qendër të kritikave të eurodeputetit është fakti se zonat natyrore, të cilat strehojnë specie si flamengot rozë, janë vënë në rrezik nga ky projekt “strategjik”. Sipas Botengas protestat e vazhdueshme prej më shumë se një muaji në Tiranë pasqyrojnë zemërimin popullor kundër sistemit ku miliarderët duket se mund të diktojnë vendimet qeveritare. Ai u shpreh se ndryshimi i legjislacionit për t’i mundësuar këtij projekti shfrytëzimin e zonave të mbrojtura shihet si një veprim “i tmerrshëm” dhe aspak transparent, ndërsa u shpreh se reagimi i institucioneve të Bashkimit Evropian ka qenë i heshtur, pavarësisht...