“Protestat duhen dëgjuar, pa dëmtuar interesat kombëtare”/ Gonxhe: Revolta në Zvërnec u kthye në thirrje për largimin e qeverisë

“Protestat duhen dëgjuar, pa dëmtuar interesat kombëtare”/ Gonxhe: Revolta në Zvërnec u kthye në thirrje për largimin e qeverisë

Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhe, ka komentuar Në Puls me Bruna Çifligun në A2 CNN protestat që vijojnë prej 20 ditësh në Tiranë. Sipas tij kërkesat dhe pakënaqësitë e qytetarëve janë legjitime, por sipas tij, thirrjet për largimin e menjëhershëm të qeverisë dhe kryeministrit vijnë nga revolta emocionale pas tërheqjes zvarrë të qytetari në Zvërnec. “Ka plot grupmosha të cilët në kërkesat dhe në pritshmëritë e tyre janë legjitimë. Në kërkesat e tyre në kuptimin e asaj që ata do dëshironin të ishte sot dhe nesër jeta jonë. Pra më e mirë me të gjitha problemet kryesore më jetike të zgjidhura e tjerë e tjerë ata kanë një të drejtë legjitime dhe ky është programi i punës për të cilin ne punojmë dhe...