Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës përmes një video-mesazhi të ndarë në rrjetet sociale, pas deklaratave të kreut të qeverisë në monologun e zakonshëm të së dielës. Berisha shprehet se mbrëmë 200 mijë shqiptarë protestuan dhe kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës. Sipas kryedemokratit Sali Berisha, lëvizja qytetare do ta realizojë qëllimin e saj, largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së korruptuar të tij. “Të dashur qytetarë dhe qytetare. Dje Tirana njohu protestën më të fuqishme në tërë ekzistencën e saj, mbase 200.000 qytetarë vërshuan në sheshet dhe rrugët e saj në kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës. Por siç ka faktuar historia, diktatorët të verbuar nga pushteti nuk dëgjojnë të tjerët, nuk njohin realitetin dhe së fundi nuk marrin ndonjëherë vendime...