‘Protesta, Vatërloja e Edi Ramës’, Sali Berisha i bën thirrje kryeministrit të dorëhiqet

‘Protesta, Vatërloja e Edi Ramës’, Sali Berisha i bën thirrje kryeministrit të dorëhiqet

Sali Berisha TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për protestën e zhvilluar nga qytetarët, duke e cilësuar atë si një moment që kreu i qeverisë po e përjeton si një “Vaterlo” politike. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se protesta e gjysmë milioni shqiptarëve dhe rrethimi masiv i Kryeministrisë përbënin një moment historik. Kryedemokrati i bëri thirrje Edi Ramës të largohet nga detyra dhe të përballet me drejtësinë. Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare. Edi Rama duket se protestës së gjysmë milioni shqiptarëve dhe rrethimit të ngjeshur të mëngjesit, de facto rënien e Bastijës, e ka përjetuar si një fushëbetejë të mbushur me kufoma, kafka, gjymtyrë, plëndës e zorrë njerëzish dhe kuajsh, si Vaterlonë e tij. Ky gjysmë...