Protesta, Rama: Një pjesë e qytetarëve kanë rënë pre e ndikimeve të huaja

Protesta, Rama: Një pjesë e qytetarëve kanë rënë pre e ndikimeve të huaja

Kryeministri Edi Rama nga Fieri, në 35-vjetorin e themelimit të PS në këtë degë, preku edhe protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, duke thënë se ato janë të ndikuara nga forca të huaja. Më tej kryeministri Rama tha se dikur Shqipëria ka qenë vendi ku bëhej turizëm gjuetie, për të vrarë ilegalisht me çifte kafshët dhe shpendët. “Ajo që po ndodh sot me Shqipërinë dhe pse Shqipëria po përdoret kaq masivisht në vende dhe nga njerëz që nuk kanë dhimbje për flamingot e Zvërnecit, por se Shqipëria sot është në epiqendër të një sërë përplasjesh. Nuk po them që njerëzit që dalin atje janë agjent, spiunë apo të futur nga forca të errëta, por është një pjesë njerëzish atje që kanë rënë pre e gjithë...