Protesta prej dy muajsh para Kryeministrisë/ Rama: Kam reflektuar, i kuptoj protestuesit
Teksa vendi është përfshirë nga protestat prej dy muajsh, kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i komentojë gjatë një interviste për “Channel 4”. Rama deklaroi se ka reflektuar për protestën që vijon prej 2 muajsh përpara Kryeministrisë dhe se i kupton protestuesit. Kryeministri shtoi gjithashtu se protesta është një pasqyrë për të parë se “mbi çfarë duhet të reflektojmë”. Gazetarja: Faleminderit shumë, zoti Kryeministër, që na pritët. Protestuesit kanë gati 60 ditë që protestojnë. Si ndiheni kur protestuesit janë jashtë zyrës suaj natë pas nate? Edi Rama: Është diçka e mrekullueshme për vendin, për shoqërinë, sepse në të njëjtin bulevard, jo shumë kohë më parë, rreth 15 vite më parë, njerëz u vranë me plumba të vërtetë ndërsa protestonin paqësisht. Kam reflektuar shumë mbi këtë protestë dhe kam...
Burimi:
ntv.al