‘Protesta për hallet e qytetarëve’/ PD Vlorë thërret qytetarët nesër në protestë para bashkisë

‘Protesta për hallet e qytetarëve’/ PD Vlorë thërret qytetarët nesër në protestë para bashkisë

Partia Demokratike, Dega Vlorë, ka zhvilluar një mbledhje organizative për protestën që do të mbahet nesër në orën 18:00 para Bashkisë së Vlorës. Mbledhja është drejtuar nga drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Aurel Bylykbashi, i cili ka kërkuar mobilizim maksimal të demokratëve dhe qytetarëve për pjesëmarrje në protestë. Gjatë takimit, Bylykbashi theksoi rëndësinë e angazhimit të strukturave të partisë dhe të mbështetësve, duke e konsideruar protestën një reagim qytetar ndaj problematikave që shqetësojnë komunitetin. Protesta pritet të zhvillohet nesër në orën 18:00, përpara Bashkisë së Vlorës.