Protesta para Parlamentit, reagon Balla: Goxhaj dhe linja terroriste e lidhur me Iranin sulmuan Policinë dhe institucionet

Protesta para Parlamentit, reagon Balla: Goxhaj dhe linja terroriste e lidhur me Iranin sulmuan Policinë dhe institucionet

Taulant Balla ka reaguar në rrjetet sociale për protestën e tensionuar para parlamentit ku ka ndarë pamjet teksa protestuesit e policët përplasen, shoqërimin e Dritan Goxhajt. “Linja terroriste e lidhur me Iranin sulmon Policinë e Shtetit dhe institucionet”, mbishkruhet në video. Balla shprehet se protesta paqësore për flamingot ka degraduar në një shfaqje barbare të linjës terroriste e kriminale. Ai thotë se kushdo që tallet me ndërhyrjen e Iranit, po turpërohet teksa po shpërndahet mjegulla e histerisë dixhitale. “Opaaaaa i doli koka muhabetit. Ajo që nisi si një protestë paqësore e disa djemve dhe vajzave, të cilët dashurojnë flamingot, e më pas mori shtysë nga një akt dhune i dënueshëm, sot degradoi në një shfaqje barbare e linjës terroriste dhe kriminale aty. Dritan Goxhaj dhe...