Protesta para Kuvendit, Karamuço: Po kalohet kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eksperti Ervin Karamuço ka komentuar protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin e policisë. I pyetur nëse reagimi i policisë ishte disproporcional dhe nëse protestuesit dolën jashtë kufijve të një proteste paqësore, Karamuço tha se situata duhet parë në tre faza të ndryshme. “Së pari është tensioni fillestar, i cili në këto raste është i justifikuar, sepse nuk bëhet fjalë për një ditë vere, por për një situatë zemërimi. Së dyti vjen përshkallëzimi, ku fillojnë përplasjet dhe aty hyn përgjegjësia individuale e secilit protestues në raport me ligjin dhe veprimet që ndërmerr,” u shpreh ai në emisionin “Now”. Sipas tij, çdo individ mban përgjegjësi personale për aktet që kryen gjatë protestës, qoftë në raport me policinë apo me...
Burimi:
ntv.al