“Protesta nuk është mbyllur”/ Ja çfarë paralajmëron Lapaj: Do e çojmë vendin në referendum…
Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaroi se protesta e nisur nga forca që ai drejton nuk ka përfunduar, por do të vijojë në një tjetër formë, përmes një aksioni politiko-juridik që synon zhvillimin e referendumeve në vend. Lapaj u shpreh se protesta tashmë do të fokusohet në mbledhjen e firmave për të çuar në referendum dy ligje që, sipas tij, kanë sjellë pasoja të mëdha në vend: ligjin për investimet strategjike dhe ligjin për paketën e maleve. “Protesta nuk është mbyllur. Është ridimensionuar. Është rrugëtim. Sigurisht që unë do të doja që masiviteti dhe përballja të kishte qenë aty dhe përfundimtare me këta që e drejtojnë Shqipërinë në mënyrë banditeske. Por, këtë nuk e kam unë në dorë, as ne. E ka gjithë...
Burimi:
sot.com.al