‘Protesta më motivoi’, “Neomalsorja” tregon bisedën e fundit me Ramën dhe kërcënimim nga Bajrat: Ka shumë anëtarë…

‘Protesta më motivoi’, “Neomalsorja” tregon bisedën e fundit me Ramën dhe kërcënimim nga Bajrat: Ka shumë anëtarë…

Deputetja Marjana Koçeku, e cila prej disa kohësh ka lënë Grupin Parlamentar të PS, e ftuar në një emision televiziv, deklaroi se kolegët e saj dhe familjarët e morën vesh këtë nga rrjetet sociale pasi nuk dëshironte që të ndikohej nga ata. “Neomalsorja” po ashtu zbuloi edhe çfarë i komunikoi kryeministrit Edi Rama dhe tha se i është përgjigjur disa ditë më vonë që vendimi i saj ishte i pakthyeshëm. Koçeku deklaroi se në PS ka shumë emra që e mbështesin, por ajo do t’i mbajë anonim. Koçeku foli edhe për kërcënimin nga grupi i Bajrave. “Çdokush përfshi qeverinë, parlamentin dhe familjen e kanë marrë vesh në rrjetet sociale sepse nuk doja të lija asnjë hpësirë influencimi. Kam patur shumë telefonata nga krerët e PS...