“Protesta më e fuqishme që ka njohur Tirana, Rama të heqë dorë nga anti-mitingu”/ Berisha: Ligjet që kërkoni të anulohen, PD i ka votuar kundër në Parlament
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli në një konferencë për mediat ku foli për protestat që po zhvillohen në Tiranë. Ai u bëri thirrje demokratëve që të dalin në protestë, ndërsa shtoi se ligjet që kërkojnë protestuesit të anulohen, PD i ka votuar kundër në Parlament. “Jam këtu për të shprehur edhe një herë mbështetjen më të fuqishme të Partisë Demokratike për protestën madhështore të rinisë dhe qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Protestë e cila është shndërruar në një uragan të fuqishëm kundër diktaturës autoritare, regjimit të Edi Ramës, të bazuar në farsën zgjedhore, krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Tirana nuk ka njohur në historinë e vet një protestë kaq të fuqishme dhe masive sa kjo. Ndaj thirrja ime, për çdo demokrat...
Burimi:
top-channel.tv