Protesta kundër qeverisë, qytetarët në Shëngjin marshojnë në mbështetje të tubimeve në Tiranë
Edhe në Shëngjin janë zhvilluar thirrje në mbështetje të protestave që prej më shumë se një muaji po mbahen në kryeqytet kundër qeverisë. Qytetarë të mbledhur përgjatë shëtitores së qytetit kanë zhvilluar një marshim paqësor, duke ftuar banorët dhe pushuesit t’u bashkohen tubimeve të përditshme në Tiranë. Gjatë aktivitetit, protestuesit kanë përcjellë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë dhe kanë kërkuar largimin e qeverisë. Marshimi është zhvilluar pa incidente përgjatë shëtitores së Shëngjinit.
Burimi:
syri.net