Protesta kombëtare/ Blushi: Bashkimi i qytetarëve sot është kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të familjeve

Protesta kombëtare/ Blushi: Bashkimi i qytetarëve sot është kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të familjeve

I ftuar në studio me gazetarin Arnold Kariqi, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, pak orë përpara nisjes së protestës kombëtare të opozitës, bëri thirrje që qytetarët të dalin në bulevard për të mbrojtur dinjitetin e tyre, familjet dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ai theksoi se protesta nuk është thjesht një sfidë politike, por një përgjigje ndaj një regjimi që i sheh qytetarët si spektatorë dhe ka kthyer korrupsionin dhe babëzinë kriminale në normalitet. Duke përmendur abuzimet financiare, rastet tragjike të humbjes së jetës së fëmijëve dhe rrezikun për qytetarët nga infrastrukturat e pasigurta, Blushi nënvizoi se e keqja nesër mund të trokasë në çdo derë, prandaj çdo shqiptar duhet të reagojë sot. Blushi theksoi se, kjo është një protestë kombëtare,...