Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
Gjashtë kontrata aktive dhe miliona dollarë për promovim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Qeveria serbe i ka lidhur tri kontrata me firma amerikane për lobim, Dhoma e Tregtisë e ka një dhe dy kontrata janë me kompani private serbe që kanë marrë kontrata fitimprurëse infrastrukturore nga shteti në të kaluarën. Lobimi në SHBA nuk është i paligjshëm, por kompanitë dhe individët që përfaqësojnë interesa të huaja duhet ta raportojnë atë. Është FARA - Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj – që i detyron ata ta bëjnë këtë. Baza e të dhënave është e disponueshme publikisht dhe tregon se kush i punësoi lobistët amerikanë, kur dhe për çfarë çmimi. Kështu, dokumentet tregojnë se Qeveria serbe ndan dhjetëra mijëra dollarë nga buxheti çdo muaj...
Burimi:
syri.net