“Protesta ka një frymë fashiste që duhet ndalur”, Rama: S’i kuptoj prurjet nga territore të tjera, s’kanë lidhje me Vlorën!
Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit që lidhen me protestat që nisën kundër investimit në Zvërnec, duke theksuar se në to po vihet re një komponent që ai e cilësoi si “frymë fashiste”. Sipas kreut të qeverisë kjo frymë fashiste duhet ndalur, duke mos u tërhequr përballë atyre që bullizojnë dhe kërcënojnë ata që kanë një opinion ndryshe. Përmes podkastit “Flasim”, kreu i qeverisë vuri në dukje po ashtu prurjet nga territore të tjera në protestë, që sipas tij s’kanë lidhje me Vlorën, si dhe evidentoi ndikimin që situata ka në sektorin e turizmit, ku sipas tij po anulohen rezervimet. “Këto shënime dua t’i nis me një reflektim parathënës lidhur me disa simptoma, të cilat më shqetësojnë dhe duhet të shqetësojnë...
Burimi:
javanews.al