Protesta/ Idajet Beqiri: Thirrjet për “revolucion” dhe kërkesat për rrëzimin e rendit kushtetues duhet të hetohen
Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar se thirrjet për “revolucion” dhe kërkesat për rrëzimin e rendit kushtetues janë çështje që duhet të hetohen nga institucionet. Sipas Beqirit, kërkesa që një qeveri teknike të zgjidhet nga protestuesit dhe jo përmes mekanizmave kushtetues përbën një çështje serioze ligjore. Ai tha se veprime të tilla mund të lidhen me vepra penale me dënime të rënda. Beqiri përmendi edhe situata kur në protesta përdoren simbole apo veprime provokuese dhe kur ka sulme ndaj Policisë së Shtetit, duke theksuar se institucionet e drejtësisë duhet të analizojnë çdo indicie të paraqitur. “Në protestë thuhet “revolucion”, kërkohet një qeveri teknike dhe që atë ta zgjedhin protestuesit këtu. Rendin kushtetues këta duan ta rrëzojnë, por ky është krim i rendit dhe dënimet i ka...
Burimi:
javanews.al