“Protesta është e bukur, por mos u drejtoni nga urrejtja, ka shumë arsye për të shfryrë!”, Blushi sqaron komentin e tij për protestuesit

“Protesta është e bukur, por mos u drejtoni nga urrejtja, ka shumë arsye për të shfryrë!”, Blushi sqaron komentin e tij për protestuesit

Ish-deputeti Ben Blushi ka reaguar sërish pas debatit të shkaktuar nga statusi i tij lidhur me protestën kundër projektit turistik në Zvërnec. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi është përpjekur të sqarojë qëndrimin e tij dhe mesazhin që kishte dashur të përcillte me reagimin e mëparshëm. Në postimin e tij, ai shkruan: “Disa gazeta kanë abuzuar me një koment timin. Ja çfarë kam thënë: PROTESTA ËSHTË E BUKUR, POR MOS U DREJTONI NGA URREJTJA, KA SHUMË ARSYE PËR TË SHFRYRË.”