Protesta/ Ekonomi: “Algoritmi politik”, një nga rreziqet e sotme të demokracisë. Dëmton debatin real dhe bëhesh “aktor” pa bërë asgjë

Protesta/ Ekonomi: “Algoritmi politik”, një nga rreziqet e sotme të demokracisë. Dëmton debatin real dhe bëhesh “aktor” pa bërë asgjë

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, ka shprehur shqetësimin e saj për ndikimin e asaj që e cilësoi si “algoritëm politik” në demokracitë moderne, duke theksuar se rrjetet sociale po zbehin debatin publik dhe po krijojnë një realitet të ri politik. E ftuar në emisionin “3D nga Albana Dudushi” në RTSH, Ekonomi deklaroi se fuqia që ka sot algoritmi politik qëndron në faktin se u jep njerëzve ndjesinë e pëlqyeshmërisë dhe pranimit pa bërë gjë, ndërsa njëkohësisht dobëson debatin përmbajtësor dhe diskutimin real publik. “Fuqia që ka sot algoritmi politik është se njerëzve u jep të drejtën e pëlqyeshmërisë dhe mosdebatit, ndërkohë humbet debati përmbajtësor dhe real publik. Kjo gjë po ndodh në botë dhe rreziku i algoritmit politik është rreziku më i madh që...