Protesta edhe në Stokholm/ Diaspora në Suedi: Rama jepe dorëheqjen, mos e shisni Shqipërinë
Thirrjet "Rama jep dorëheqjen!" dhe "Rama në burg" kanë jehuar fuqishëm në rrugët e Stokholmit, teksa shqiptarët e diasporës janë ngritur në një protestë të organizuar kundër klasës politike në Tiranë. Valës së pakënaqësisë që po zhvillohet në kryeqytetin suedez, i janë bashkuar edhe shqiptarët në qytete të tjera të botës, duke përfshirë Brukselin, Romën, Milanon, Londrën dhe Nju Jorkun, në atë që duket të jetë një lëvizje e gjerë e emigrantëve kundër degradimit të vendit amë. Në qendër të revoltës qëndron zemërimi i thellë për tjetërsimin dhe "shitjen" e trojeve shqiptare tek të huajt, një pikë kjo që u theksua fort nga shqiptarët gjatë fjalimeve. Emigrantët theksuan paradoksin e hidhur ku atyre u mohohet e drejta dhe mundësia për të gëzuar Shqipërinë, ndërkohë që...
Burimi:
syri.net