Protesta e studentëve shqiptarë nga Shkupi në Tiranë, Qazolli: Lëvizja do të vijojë deri në realizimin e kërkesave

Protesta e studentëve shqiptarë nga Shkupi në Tiranë, Qazolli: Lëvizja do të vijojë deri në realizimin e kërkesave

Ersi Qazolli, kreu i Këshillit Studentor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, i ftuar në studion e “Kafe Shqeto”, u shpreh se protesta e studentëve shqiptarë të Shkupit, e nisur fillimisht më 18 maj, është zgjeruar dhe ka vijuar me tubimin e djeshëm në Tiranë, si rezultat i komunikimit të vazhdueshëm mes studentëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.  Ai theksoi se qëllimi i kësaj lëvizjeje nuk ka qenë krijimi i një mase të madhe pjesëmarrësish, por përcjellja e një mesazhi të qartë për mbrojtjen e të drejtave të studentëve dhe gjuhës shqipe. Qazolli nënvizoi se protesta është organizuar dhe mbështetur kryesisht përmes rrjeteve sociale, duke mundësuar pjesëmarrjen e studentëve nga Tirana, Shkupi, Prishtina dhe qytete të tjera. ‘E bëmë edhe këtë protestë, për...