Protesta e radhës në qershor, Berisha: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

Protesta e radhës në qershor, Berisha: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në qershor do të zhvillohet protesta e radhës së Partisë Demokratike. Edhe pse nuk dha datë, ai tha se do të jetë në ditët e para të muajit. “Siç e dini, janë nga sot gjer me datën 30, dy ngjarje të mëdha. Është referendumi për votëbesimin e kryetarit dhe është Kuvendi Kombëtar. Tani, e vërteta, këto janë procese që kërkojnë punë, kërkojnë përgatitje teknike, kërkojnë një punë të gjerë. Ndaj dhe u siguroj që ditët më të para të qershorit do të jetë kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria”, tha Berisha. Pas paraqitës së tij në SPAK, kreu demokrat akuzoi ish-drejtuesin e institucionit, Altin Dumani se ka mashtruar në dokumentet që ka paraqitur në...