Protesta e 8 majit, Berisha thirrje për deputetëve: Çdo minutë t’ia kushtojmë përgatitjes së kryengritjes paqësore

Protesta e 8 majit, Berisha thirrje për deputetëve: Çdo minutë t’ia kushtojmë përgatitjes së kryengritjes paqësore

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar datën 8 maj si një moment të rëndësishëm për aksionin opozitar në Shqipëri. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Berisha u shpreh se opozita duhet t’i kushtojë çdo minutë përgatitjes së protestës më 8 maj. “Jemi në prag të 8 majit, një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për opozitën shqiptare dhe shqiptarët. Ndaj dhe njëherë në mënyrën më të vendosur u bëj thirrje që çdo minutë, çdo orë t’ia kushtojmë përgatitjes së këtij akti të kryengritjes paqësore të 8 majit, si mesazhi më i rëndësishëm që ne u përcjellim shqiptarëve në kushtet kur përpiqen me çdo mjetet t’i dekurajojnë”, tha Berisha. Duke e cilësuar si një “akt të protestës paqësore”, Berisha tha se opozita synon të...