Protesta e 58-të para Kryeministrisë, qytetarët: 1 mijë policë mbrojtën sot Kuvendin, kjo tregon frikën e pushtetit

Protesta e 58-të para Kryeministrisë, qytetarët: 1 mijë policë mbrojtën sot Kuvendin, kjo tregon frikën e pushtetit

Për të 57-ën ditë, protestuesit vijojnë grumbullimin përpara kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, Fjalimet nisën me fokusin te protesta që u zhvillua gjatë paradites pranë Kuvendit, teksa zhvillohej seancë plenare. Një nga aktivistët deklaroi se sot në protestë ishin mbi një mijë policë nga të gjitha rrethet, dhe sipas tij kjo tregon frikën e pushtetit socialist. “Kjo është protesta e 58, e pamë sot “Nusja dhe shtetrrethimi”,te Parlamenti. Sa frikë kishte. Kishte 1000 policë nga të gjihta rrethet. 13 furgonë policie kishin ardhur vetëm nga Shkodra. Sot është dita për të përkujtuar përvjetori e hapjes së festivalit në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Ajo qëndresë 2-vjeçare ishte një pasion I demokracisë të cilin e shembën me pabesi në mes të pandemisë”, tha ai....