Protesta e 43-të radhazi/ Pankartat ironike të qytetarëve ndaj Ramës: Jo spektakël, por llogaridhënie
Mijëra qytetarë u mblodhën edhe sot në Sheshin “Skënderbej” në protestën e 43-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Përpara nisjes së marshimit drejt Kryeministrisë, protestuesit shfaqën pankarta me mesazhe kritike dhe ironizuese ndaj kryeministrit. Përmes tyre, qytetarët përcollën pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes, duke kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie, ndërsa theksuan se vendi ka nevojë për zgjidhje konkrete dhe jo vetëm për spektakle.
Burimi:
syri.net