Protesta e 43-të radhazi/ Nis marshimi i mijëra qytetarëve në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

Protesta e 43-të radhazi/ Nis marshimi i mijëra qytetarëve në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

Protesta e 43-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës është zhvilluar këtë mbrëmje përpara Kryeministrisë, ku qytetarë të shumtë u mblodhën duke kërkuar ndryshim dhe llogaridhënie nga qeveria. Pas tubimit dhe fjalimeve nga qytetarët para godinës së Kryeministrisë, mijëra protestuesit nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe duke përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave dhe sloganeve.