Protesta e 35-të/ Lleshi: Dialog me Ramën nuk ka, protesta do të vazhdojë deri në rrëzimin e tij dhe qeverisë
Protesta e qytetarëve të Shqipërisë ka hyrë në ditën e saj të 35-të, duke shënuar një pikë kritike në përplasjen mes qytetarëve dhe qeverisë. E ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, aktivistja Arilda Lleshi akuzoi Policinë e Shtetit se ka ushtruar dhunë të pajustifikuar dhe joproporcionale ndaj protestuesve paqësorë, me qëllim frikësimin e qytetarëve dhe dekurajimin e pjesëmarrjes në protestat para Kuvendit. Ajo deklaroi se, pavarësisht ndërhyrjeve policore, protestuesit do të rikthehen në çdo seancë parlamentare, pasi e konsiderojnë Kuvendin institucionin ku miratohen ligje që cenojnë pronën publike, pasuritë kombëtare dhe interesin e qytetarëve. Lleshi theksoi se lëvizja nuk ka ndryshuar asnjë nga kërkesat e saj politike dhe se ato mbeten të panegociueshme: dorëheqja e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ngritja e...
Burimi:
syri.net